Avokati Faton Fetahu, i ftuar në Pressing në T7, ka thënë se nuk ka asnjë provë të vetme që e lidh Kadri Veselin, me rastin e vrasjes së Behajdin Allaqit.
Fetahu, e ka cilësuar si ‘’poshtërsinë më të madhe’’ lidhjen e Veselit me këtë rast,
‘‘Ta sqaroj njëherë e mirë për sa kohë jam anëtarë i ekipit mbrojtës të zotit Kadri Veseli. Përfshirja, përmendja, dhe mbajtja përgjegjës për vrasjen e zotit Allaqi, nga zotri Veseli, është poshtërsia më e madhe e këtij aktgjykimi. Nuk ka asnjë provë të vetme që e lidh Kadri Veselin me vrasjen e zotit Allaqi, asnjë. Dhe e vërteta një ditë do të dalë. Lidhje nuk ka Kadri Veseli as objektive me këtë rast, e lërë më subjektive’’, ka thënë ai.

