Rama në Gjermani, pjesë e diskutimit për kohezionin shoqëror

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në Kongresin e 30-të Ndërkombëtar Renovabis në Freising të Gjermanisë, ku është diskutuar për kohezionin shoqëror, dialogun dhe bashkëpunimin mes Lindjes dhe Perëndimit.

Në panelin përmbyllës, Rama diskutoi së bashku me Kardinalin Dr. Mario Grech, Anahit Mkhoyan dhe Dr. Volker Ullrich për dialogun, përgjegjësinë dhe besimin si forca që bashkojnë njerëzit përtej dallimeve.

banner

“Prishtina është qytet i diversitetit, por mbi të gjitha i energjisë që lind kur dallimet takohen”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Sipas Komunës, këtë frymë Rama e përcolli edhe në forum, duke theksuar rëndësinë që secili të ndihet i dëgjuar dhe i përfshirë në shoqëri.

“Shoqëritë më të forta ndërtohen kur secili ndihet i dëgjuar, i përfshirë dhe pjesë e së njëjtës të ardhme”, thuhet tutje në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy