Varfëria energjetike në Kosovë, kërkohet bazë ligjore dhe matje më e saktë e familjeve të prekura

by Nexhat

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka kërkuar që sa më shpejt të kompletohet baza ligjore për përcaktimin e varfërisë energjetike në Kosovë, përfshirë kriteret që përcaktojnë familjet që hyjnë në këtë kategori.

Kjo u tha në konferencën “Varfëria energjetike në Kosovë: Nga padukshmëria te mbrojtja”, e organizuar nga INDEP në Prishtinë.

banner

Dardan Abazi nga INDEP, tha se përveç të hyrave familjare, në përcaktimin e varfërisë energjetike duhet të merren parasysh edhe rastet kur familjet reduktojnë përdorimin e energjisë për të pasur fatura më të ulëta.

“Ne kemi rekomanduar që sa më parë të kompletohet baza ligjore që do të përcaktonte edhe konceptin e varfërisë energjetike, edhe kriteret për futjen e familjeve në varfërinë energjetike. A duhen këto kritere të ndërlidhen vetëm me të hyrat familjare, a duhet të ketë hulumtime të rregullta sa i takon edhe çështjes së varfërisë së heshtur energjetike, faktit që disa elemente të varfërisë energjetike mund të mos shfaqen në faturë. Familjet të cilat e privojnë veten nga përdorimi i mjaftueshëm i energjisë për të pasur fatura më të ulëta”, tha Abazi.

Ndërkaq, udhëheqësja e sektorit privat rezidencial në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Drita Shabani, tha se fondi ka ndërmarrë masa për të ndihmuar familjet që kanë vështirësi në përballimin e kostove të energjisë.

Ajo tha se përmes projekteve të efiçiencës së energjisë janë rinovuar shtëpi individuale dhe ndërtesa sociale, ndërsa aktualisht, në bashkëpunim me UNDP-në dhe me mbështetje të qeverisë daneze, po zhvillohet një projekt që synon trajtimin e rreth 280 shtëpive të familjeve në skemën sociale.

Sipas Shabanit, deri tani janë përfunduar punimet në 51 shtëpi, ndërsa disa të tjera janë në proces.

Shabani ka treguar edhe për projektin me të cilin fondi është duke punuar aktualisht.

Në konferencë u diskutua edhe për mënyrën se si matet varfëria energjetike në Kosovë.

Udhëheqësja e programit në Balkan Green Foundation, Fjolla Qorri, tha se problemi mbetet pjesërisht i padukshëm dhe se rënia e disa statistikave nuk nënkupton domosdoshmërisht se varfëria energjetike është zgjidhur.

Qorri ka thënë se çështja e varfërisë energjetike është pak edhe çështje e indikatorëve matës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy