Shkruan: Albert Prenkaj
Duke qenë se vetëm disa ditë më parë Dhomat e Specializuara të Gjykatës nxorën aktgjykimin me shkallë të lartë dënimi për katër ish udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, java e sesionit të OKB-së, mendoj se do të shfrytëzohet nga përfaqësia e Serbisë, por jo vetëm, për ta promovuar këtë aktgjykim.
Jo për emrat e përveçëm, por për të poshtëruar Kosovën dhe pavarësinë e saj!
Vuçiqi është në fushatë zgjedhore dhe do ta shfrytëzojë këtë ngjarje të 16 shtatorit për nevojat e tij elektorale. Por kjo nuk e ka vetëm këtë qëllim. Në New York mblidhen krerë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës, një platformë kjo e përkryer për të dhënë mesazhin për një vend, zyrtarët më të lartë të të cilit janë dënuar me shkallën më të lartë të një sistemi ligjor, që tejkalon atë të Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY).
Derisa delegacioni i Kosovës mund të jetë trajtuar me ostrahizëm diplomatik në New York, prania e Shqipërisë dhe e ndonjë vendi mik do të mund të merrte rol në këtë temë.
Prandaj, edhe përkundër mundësisë reale që Shqipërisë t’i jetë tërhequr vërejtja që të mos ndërhyjë në sistemin e drejtësisë së një shteti tjetër, mendoj se duhet ndjekur deklarata e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Presidentit Begaj, si dhe ajo e Ministrisë së Jashtme të Kroacisë, si shembull.
Mendoj se një qëndrim i Shqipërisë për këtë çështje në sesionin e shtatorit të OKB-së është obligim shtetëror, kombëtar, moral dhe historik, për të mos lejuar që për Kosovën dhe historinë e saj më të re, si dhe për sistemin e vlerave mbi të cilat qëndron themeli i njohjeve nga vendet anëtare OKB-së, të krijohet një perceptim i gabueshëm, i cili ka për qëllim të balancojë, madje t’i tejkalojë, krimet shtetërore të Serbisë

