Ambasadori i BE-së takohet me Ramën: Mbështetja për zhvillimin e Prishtinës ishte në qendër të takimit

by Nexhat

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Dirk Schuebel u takua me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Schuebel tha se në qendër të këtij takimi ishte “mbështetja e BE-së për zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës”

banner

“Mbështetja e BE-së për zhvillimin e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, ishte në qendër të takimit tim të parë me kryetarin e Komunës, Përparim Rama”, shkroi ai në X.

“Duke nënvizuar rëndësinë e demokracisë në nivel lokal, theksova se BE-ja do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën publike, mobilitetin, efikasitetin energjetik dhe mjedisin e Prishtinës, edhe në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030”, shtoi Schiebel.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy