Çitaku ia përsërit VV’së gatishmërinë për t’i hequr lëndët nga Gjykata: Koha është për veprim tash

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje pasi ajo tha se PDK e tërheqë lëndën në Gjykatë Speciale nëse pushteti pranon plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatë Speciale.

Çitaku ka thënë se VV po bën kalkulime, duke thënë se PDK po e largon kushtin.

banner

Ajo tha se nuk ka asnjë kauzë më të madhe e më të rëndësishme se kjo betejë.

Postimi i plotë:

VV,

Kalkulime po bëni ju. Po thoni se nuk do të jepni mendim për ligjin për Gjykatën Speciale dhe për ndihmën financiare pa folur Gjykata Kushtetuese.

Ne po jua heqim këtë kusht.

Çfarë mendoni? Seriozisht.

Nuk ka asnjë kauzë më të madhe e më të rëndësishme se kjo betejë.

Asgjë nuk është e barasvlershme me të.

Kjo nuk është koha për taktizime. Koha është për veprim. Tash. Menjëherë. Jo për PDK-në, por për historinë. Për UÇK-në. Për çlirimtarët.

Pa hezitim. Pa u ndalur.

Deri në fund. Deri në liri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy