Çitaku: Nëse LVV zotohet se e voton Projektligjin për Specialen, PDK i tërheq lëndët nga Kushtetuesja

by Nexhat

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetja Vlora Çitaku ka deklaruar se PDK është e gatshme t’i tërheqë lëndët e saj nga Gjykata Kushtetuese, nëse Lëvizja Vetëvendosje zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Çitaku ka thënë se PDK është e gatshme ta ndërmarrë këtë hap nëse LVV jep zotim të qartë publik për mbështetjen e projektligjit të dorëzuar sot.

banner

“Nëse LVV zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin e dorëzuar sot për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ne jemi të gatshëm t’i tërheqim lëndët nga Gjykata Kushtetuese qysh nesër” ka deklaruar Çitaku për Express.

Deklarata e saj vjen pas përgjigjes së LVV-së lidhur me nismën ligjore të PDK-së për Dhomat e Specializuara, duke e lidhur tash drejtpërdrejt çështjen e lëndëve në Kushtetuese me gatishmërinë e LVV-së për ta mbështetur projektligjin në Kuvend

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy