Haga dha 81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Hill: Çfarë ka ndodhur ka ndodhur, duhet të ecim…

by Nexhat

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me dënimin me 81 vite gjithsej të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së. Hill gjatë fjalës së tij u shpreh se duhet ecur përpara.

Ai shtoi se institucionet dhe gjykata duhet të bëjnë punën e tyre. Ndër të tjera, Hill theksoi se e kupton zhgënjimin e qytetarëve teksa shtoi se ata kanë të drejtën e tyre për të protestuar.

banner

“Unë jam mjaft familjar me pozitën dhe qëndrimin e Serbisë për sa i përket diskutimeve dhe negociatave të zhvilluara. kryesisht nga zoti Lajçak. Unë mendoj se ka pasur sinqeritet midis palëve që të arrijnë normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.

Unë ndjej që ka pasur sinqeritet në këto negociata, në këto diskutime dhe po ashtu besoj se normalizimi duhet të jetë rruga e synuar nga të gjithë. Sigurisht që tërë këto zhvillime të dekadave të fundit ka qenë të vështira për të gjithë.

Edhe vërtetë besoj se gjëja më e mirë që ne mund të bëjmë nga pikëpamja e të huajve, unë nuk jam serb, unë nuk jam as kosovar, por mënyra më e mirë që ne mund të bëjmë është që të përpiqem t’i ndihmojmë njerëzit që t’i zgjidhin këto situata në vend që të japim opinione që do na çojnë në njërën anë apo në anën tjetër. Pra me fjalë shkurt më duhet t’ju zhgënjej me përgjigjen time. Sigurisht që nuk është hera e parë që unë zhgënje me përgjigjen time si diplomat”, tha ai/euronews.al

Hill flet për pasojat nëse Kosova kërkon të zhbëjë Gjykatën Speciale të Hagës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy