“Nëse as këto ngjarje nuk na bashkojnë s’mbetet t’i dhimbsemi askujt”, Shqiptar Demaçi apel politikanëve pas verdiktit të Hagës

by Nexhat

Shqiptar Demaçi, djali i Adem Demaçit, ka bërë thirrje për “kthjellje”, pas verdiktit të Gjykatës Speciale.

Ai thotë se  “është koha të kthjellemi, që me maturi e mençuri t’i ngrijmë konfliktet e brendshme dhe të bashkëpunojmë që të dalim nga amullia. T’i kryejmë detyrat e shtëpisë”.

banner

Sipas tij, “prognoza mund të shohë thellim të polarizimit partiak e të përçarjes, destabilizim e shtërngata politike / sociale”.

“Nëse as këto ngjarje nuk na bashkojnë, nuk mbetet t’i dhimbsemi kujt!!”, shprehet Demaçi.

“Mbetet pra, që të parët, deputetët e Kuvendit të Kosovës të japin shembull të konstruktivitetit dhe të dalim nga ngërçi institucional. Por edhe popullata duhet të reflektojë dhe të mbështesë me presion konstruktiv zhvillimet politike të tanishme!”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy