Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

by Nexhat

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon aktivitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani është ftuar nga organizata ‘Women Political Leaders’, ku ka folur për ndikimin që ka përfaqësimi i drejtë në proceset e paqes dhe ato të sigurisë.

banner

Ajo po ashtu tha se përfaqësimi i grave në proceset vendimmarrëse është një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të shoqërive më të sigurta, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.”

“Me ftesë të organizatës “Women Political Leaders”, në New York, mora pjesë në një organizim të dedikuar ndikimit që ka përfaqësimi i drejtë në proceset e paqes dhe sigurisë, si dhe ndikimit të zhvillimeve teknologjike në sigurinë globale.

Në një kohë kur paqja, siguria dhe demokracia po përballen me sfida të reja, edhe në hapësirën digjitale, përfaqësimi i grave në proceset vendimmarrëse nuk është vetëm çështje pjesëmarrjeje, por një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të shoqërive më të sigurta, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy