Prosper: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n, rishkruan dhe shlyen historinë

by Nexhat

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, ka deklaruar në “Rubikon” në Klan Kosova se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara nuk goditi vetëm të akuzuarit, por njollosi tërë luftën çlirimtare dhe aleancën me perëndimin.

Sipas Prosperit, vendimi i trupit gjykues për ta cilësuar UÇK-në si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” nënkupton absurdin se edhe NATO-ja ka hyrë në partneritet me një organizatë kriminale.

banner

Kur dëgjoni se çfarë kanë thënë, ata kanë thënë se ka qenë Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale dhe kanë thënë se Hashim Thaçi e të tjerët kanë qenë në krye të të gjithë UÇK-së dhe të gjitha abuzimeve që ka bërë UÇK-ja. Nuk e kanë thënë se kanë qenë disa individë në UÇK që nuk e kanë bërë këtë, kështu u urdhërua ose një fraksion që ka qenë përgjegjës.

Ata kanë njollosur të gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në esencë kanë njollosur të gjithë trashëgiminë e çlirimit të Kosovës dhe të pavarësisë. Kanë njollosur NATO-n dhe në esencë kanë thënë se NATO-ja ka hyrë në partneritet me Ndërmarrje Kriminale. Tre burra dhe një herë e përsëris, dua që shikuesit tuaj të dëgjojnë se çfarë po them, tre burra kanë rishkruar dhe kanë shlyer historinë!”, tha avokati amerikan.

Prosper kritikoi gjithashtu përmendjen e pabazë të komandantëve të tjerë të UÇK-së që nuk ishin pjesë e gjykimit, si dhe mungesën e thellë të transparencës me mbajtjen hermetike të aktgjykimit prej më shumë se 2000 faqesh.

Ai konfirmoi se do të qëndrojë krah Thaçit deri në pastrimin e plotë të emrit të tij gjatë apelit, proces ky që pritet të zgjasë rreth një vit, duke e cilësuar vendimin aktual si të padrejtë dhe të korruptuar moralisht

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy