Galatasaray ka rikthyer interesimin për Eduardo Camavingan dhe e ka vendosur mesfushorin e Real Madridit në krye të listës për afatin kalimtar të janarit.
Klubi turk po shqyrton mundësinë e huazimit të francezit, por ende nuk ka bërë ofertë zyrtare.
Camavinga ka kontratë me Real Madridin deri në qershor 2029 dhe këtë sezon ka luajtur gjashtë ndeshje, gjithsej 240 minuta.
Vendimi për të ardhmen e tij do të varet edhe nga roli që do t’i japë Jose Mourinho deri në janar, ndërsa Galatasaray është gati të tentojë transferimin nëse francezi nuk siguron minuta të mjaftueshme

