Nesër me fillim nga ora 08:00, do të mblidhet Komsioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, ku do ta shqyrtojë në lexim të parë Ligjin për Specialen.
Kjo u konfirmua nga shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri.
“Në njoftimin që e kemi pranuar sot është se nesër me fillim nga ora 08:00 do të kemi mbledhje të Komisionit për Legjislacion, ku do të shqyrtohet në lexim të parë Ligji për Specialen. Praktikisht si është vepruar këto 5 vitet e fundit, zakonisht kur në ora 08:00 është mbledhur komisioni kemi pasur seancë në ora 09:00. Pra, i bie që nesër në ora 09:00 kemi seancë”, deklaroi Tahiri.
Derisa, është raportuar në media se nesër nga ora 09:00 do të ketë seancë të Kuvendit.

