Ushtarët italianë të ekipit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (CIMIC), pjesë e Komandës Rajonale-Perëndim të KFOR-it, kanë dhuruar 300 banka dhe karrige për shkollën “Feriz Guri e Vëllezërit Çaka” në komunën e Kaçanikut.
Sipas njoftimit të KFOR-it, dorëzimi i mobilieve shkollore u bë në praninë e komandantit të Komandës Rajonale-Perëndim, kolonelit Giuseppe De Blasi, dhe kryetarit të komunës, Sabedin Vishi.
KFOR-i bëri të ditur se ky projekt synon përmirësimin e kushteve për zhvillimin e mësimit dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për nxënësit.
Mobiliet e reja do të ndihmojnë shkollën në përmirësimin e hapësirave mësimore dhe në mbështetjen e aktiviteteve edukative.

