Gjykata Supreme ka rikthyer në rigjykim kontestin ndërmjet shoqërive tregtare dhe Ndërmarrjes Publike Banesore.
Në njoftim shtohet se, Supremja ka vlerësuar se aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta janë përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe në zbatim të gabuar të së drejtës materiale, për çka gjendja faktike nuk është vërtetuar në mënyrë të plotë dhe të drejtë.
Komunikata:
Gjykata Supreme kthen në rigjykim kontestin ndërmjet shoqërive tregtare dhe Ndërmarrjes Publike Banesore
Prishtinë, 16 tetor 2026 – Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar si të bazuara revizionet e paraqitura nga paditësit Made Group Construction SH.P.K., Arkos SH.P.K. dhe Madekos SH.P.K., e paditura Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. (NPB), si dhe pala ndërhyrëse Komuna e Prishtinës, në çështjen juridike-kontestimore lidhur me përmbushjen e kontratës ose kompensimin e dëmit material, përfshirë dëmin e zakonshëm dhe fitimin e humbur.
Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur më 13 tetor 2026, ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës – Dhomat e Shkallës së Dytë, K.Dh.Sh.II.nr.584/26, të datës 5 qershor 2026, si dhe aktgjykimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës – Dhomat e Shkallës së Parë, K.P.nr.6/2026, të datës 17 mars 2026, duke e kthyer çështjen në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.
Gjykata Supreme ka vlerësuar se aktgjykimet e gjykatave të instancave më të ulëta janë përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe në zbatim të gabuar të së drejtës materiale, për çka gjendja faktike nuk është vërtetuar në mënyrë të plotë dhe të drejtë.
Gjykata Supreme ka dhënë arsyet dhe udhëzimet se si duhet të veprojnë gjykatat e instancës më të ulët, gjatë rigjykimit të çështjes.

