Musliu e PDK-së: Përmirësimi i Ligjit për Specialen s’është tërheqje, por përgjegjësi

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka deklaruar se mbrojtja e UÇK-së nuk është çështje e një partie, por përgjegjësi kombëtare dhe shtetërore.

Ky reagim i saj vjen pas kthimit të Ligjit për Specialen në Kuvendin e Kosovës, veprim ky i bërë nga presidentja Justina Shiroka Pula pas kërkesës së PDK-së.

banner

Për këtë veprim, Musliu ka thënë se PDK-ja është e bindur se e ka bërë më të mirën

“Pas kritikave të shprehura nga ekspertë të ndryshëm dhe propozimit të organizatorit të protestave që Presidentja ta kthejë ligjin në Kuvend për rishqyrtim, PDK-ja e bindur që ka bëre më të mirën e mundshme ka ndërmarrë sot këtë hap zyrtarisht, me përgjegjësi dhe vendosmëri. Ne dëgjojmë argumentet, i marrim parasysh vërejtjet dhe jemi të gatshëm ta përmirësojmë ligjin, pa hequr dorë nga qëllimi ynë: forcimi i sigurisë juridike dhe garantimi i të drejtave kushtetuese të çlirimtarëve tanë.”, ka thënë ajo.

Sipas saj, përmirësimi i ligjit nuk është tërheqje, por përgjegjësi.

“Angazhimi ynë vazhdon deri në hyrjen e tij në fuqi. Paralelisht, do të vazhdojmë angazhimin për mbështetjen profesionale dhe financiare të mbrojtjes së çlirimtarëve tanë në Hagë. UÇK-ja është historia jonë e lirisë, ndërsa mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare është zotim që nuk negociohet. Nuk do t’i lëmë vetëm. As sot, as nesër!”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy