Specialja merr vendim për dëshminë e një dëshmitari

by Nexhat

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë bërë të ditur se më 19 tetor është publikuar versioni i redaktuar për publikun i një vendimi të marrë në tetor të vitit 2025, në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për krime lufte.

“Më 19 tetor u bë i disponueshëm versioni i redaktuar publik i një vendimi të lëshuar në tetor 2025 në çështjen për krime lufte Thaçi dhe të tjerët. Në këtë vendim Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit për të pranuar deklaratën e një dëshmitari vetëm si provë me shkrim. Trupi Gjykues konstatoi se deklarata e dëshmitarit përfshinte dëshmi për sjelljen e drejtpërdrejtë të disa të akuzuarve dhe për besueshmërinë e dëshmitarëve të mëparshëm, dhe se, për të siguruar drejtësinë e procesit dhe për të shmangur dëmin ndaj palëve, ishte e rëndësishme që dëshmitari të ishte i disponueshëm për pyetje nga pala kundërshtare. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues ftoi Mbrojtjen e Thaçit të jepte informacionin e nevojshëm për paraqitjen e dëshmitarit në gjykatë në vend të pranimit të dëshmisë me shkrim”, tha zëdhënësja e DHSK-së Angela Grip, sot gjatë informimit javor të Dhomave të Specializuara të Kosovës

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy