Trump: Do t’i respektoj rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit nëse janë të ndershme

by Nexhat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të respektojë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme të mesmandatit, nëse ato zhvillohen në mënyrë të ndershme, pavarësisht se cila parti do të fitojë kontrollin e Kongresit.

Duke folur për gazetarët teksa po nisej drejt një tubimi në Teksas, Trump u pyet nëse do t’i pranonte rezultatet edhe në rast se republikanët humbnin shumicën në Kongres.

banner

“Do t’i respektoj, nëse janë zgjedhje të ndershme”, u përgjigj ai.

Deklarata vjen përpara zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do të përcaktojnë përbërjen e Kongresit amerikan dhe hapësirën që do të ketë administrata republikane për të zbatuar agjendën e saj legjislative.

Trump u pyet gjithashtu se si do të bashkëpunonte me demokratët nëse republikanët humbnin shumicën, pavarësisht përpjekjeve të tij për të ndihmuar kandidatët e partisë së vet.

“Do të gjejmë një mënyrë. Shikoni, kam një të drejtë të fortë vetoje. Shpresoj që kjo të mos ndodhë”, deklaroi presidenti amerikan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy