Presidenti i Atleticos e adreson situatën e Alvarezit: Ndeshje e veçantë për të

by Nexhat

Barcelona do të përballet me Atletico Madridin këtë fundjavë në “Metropolitano”, në një ndeshje me rëndësi të madhe për garën për titullin e La Ligës.

Kjo do të jetë një ndeshje që skuadra e Hansi Flickut duhet ta fitojë patjetër, pasi sezonin e kaluar pësoi dy humbje nga skuadra e Diego Simeones dhe tashmë do të kërkojë të dëshmojë vlerat e saj në këtë përballje.

banner

Një tjetër çështje interesante do të jetë Julian Alvarez. Argjentinasi, i cili gjatë verës u lidh fuqishëm me një transferim te Barcelona, do të përballet për herë të parë këtë sezon me katalanasit.

Në prag të kësaj ndeshjeje, presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, u pyet për Julian Alvarezin dhe mundësinë e përballjes me Barcelonën këtë fundjavë.

Cerezo ishte i qartë në përgjigjen e tij, duke thënë se saga e transferimit të Alvarezit i takon së kaluarës dhe se pret që futbollisti të shënojë gola kundër Barcelonës.

“Është një ndeshje shumë e veçantë për të, por mendoj se ai tashmë ka kërkuar falje dhe ka thënë se ka bërë një gabim”, deklaroi ai, sipas “Goal”.

“Dhe tani ajo që duhet të bëjë është të luajë dhe të shënojë gola me Atletico Madridin”, shtoi ai.

Cerezo kishte qenë mjaft i zëshëm në kritikat ndaj Barcelonës gjatë kulmit të sagës së transferimit të Alvarezit. I pyetur nëse planifikon t’i përgjigjet Joan Laportas në rast se ky i fundit e përmend sërish Alvarezin gjatë fundjavës, ai dha një paralajmërim të qartë.

“Ai do ta marrë përgjigjen e tij”, tha presidenti i Atletico Madridit.

Me vetëm një gol të shënuar në La Liga këtë sezon, Alvarez qartazi nuk po kalon periudhën më të mirë te Atletico Madridi, gjë që nuk u ndihmua as nga fillimi i ngadaltë dhe kontrovers i sezonit.

Megjithatë, ai do të ketë një rol vendimtar në skuadrën e Atletico Madridit, e cila do të duhet të jetë e durueshme dhe të presë momentin e duhur përballë një prej sulmeve më të mira në Evropë.

Atletico Madridi natyrshëm pritet të ketë më pak posedim të topit, por do t’i ketë rastet e veta. Përgjegjësia do të jetë te Alvarezi që t’i shfrytëzojë ato.

Argjentinasi në fazën e fundit të sulmit do të ketë përkrah lojtarë si Alex Baena dhe Alexander Sorloth.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy