FFK-ja i uron mirëseardhje Enis Rexhepit, ky i fundit i thotë fjalët e para si lojtar i Kosovës

by Nexhat

Federata e Futbollit e Kosovës e ka mirëpritur prurjen e re të kombëtares së Kosovës.

Enis Rexhepi është ftuar për herë të parë te kombëtarja dardane, shkruan “Gazeta Express”.

banner

FFK-ja e ka bërë një postim të veçantë për të, me një video enkas për të.

“Enisi është këtu!”, shkruan FFK-ja në rrjetet sociale.

Ai është takuar edhe me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, derisa ka thënë edhe fjalët e tij të para si lojtar i Kosovës.

“Ka qenë shumë lehtë me vendos për Kosovën, se kom vendos me zemër. Projekti po më pëlqen shumë. Do të jap maksimumin”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Enis Rexhepi luan për Stuttgart 2 në Bundesliga 3, derisa luan edhe për Stuttgart U19

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy