Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me bashkëshorten e tij Ritën, ka marrë pjesë në një darkë të shtruar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në Pallatin Élysée në Paris.
Pjesëmarrja e tyre u bë në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, ku janë mbledhur liderë të shumtë botëror.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në FB, ku ka ndarë edhe pamje nga kjo mbrëmje.

