Identifikohen dhe ndalohen për 48 orë dy të dyshuarit për grabitjet e armatosura në argjendaritë e Gjakovës

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Gjakovë tha se janë identifikuar dhe ndaluar për 48 orë dy personat e dyshuar për përfshirje në dy rastet e grabitjeve të armatosura, të ndodhura më 5 dhe 16 nëntor 2026, në dy argjendari në qytetin e Gjakovës.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy (2) personat e dyshuar janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprave penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

banner

Gjatë hetimeve janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastet.

Prokuroria Themelore në Gjakovë gjithashtu tha se në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale.

“Ndaj dy (2) personave të dyshuar, brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy