Ronaldo e shënon golin e 986-të në karrierë, por Al-Nassr mposhtet në derbi nga Al-Ahli

by Nexhat

Cristiano Ronaldo i është afruar edhe më shumë rekordit prej 1000 golash në karrierën e tij, mirëpo ekipi i tij u mposht.

Ronaldo shënoi një gol në humbjen prej 3-1 të Al-Nassr në xhiron e 12-të në elitën e futbollit të Arabisë Saudite nga Al-Ahli.

banner

CR7-shi shënoi në minutën e 14-të, për rezultatin prej 1-0.

Ky ishte goli i tij i 986-të në karrierën e tij, duke iu afruar për 14 gola rekordit prej 1000 golash.

Ronaldo e pati mundësinë të rriste këtë numër, kur në minutën e 18-të dështoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fund, Al-Nassr e humbi epërsinë e krijuar dhe më pas u mposht me rikthim.

Galeno e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 46-të të pjesës së parë.

Ivan Toney shënoi në minutën e 71-të për 2-1, dhe katër minuta më vonë, Roger Ibanez shënoi për 3-1.

Me këtë fitore, Al-Ahli shkon në kuotën e 24 pikëve, katër më pak se Al-Nassr në vendin e tretë. Al-Hilali e kryeson tabelën me 30 pikë dhe me një ndeshje më pak.

Ronaldo dhe Al-Nassr rikthehen në aksion më 24 nëntor, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë, në ndeshjen ndaj Al-Saddit të Katarit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy