E kallëzoi në polici para 4 vitesh, Sheshel u intervistua sot, Rada Trajkoviq: Për 14 vjet nën regjimin e SNS u përndoqa

by Nexhat

Lideri i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel, është intervistuar në polici për disa deklarata kërcënuese ndaj Rada Trajkoviqit të vitit 2022.

Ai kishte bërë deklarata për Radа Trajkoviqin në nëntor të vitit 2022, gjatë një paraqitjeje në televizionin Pink, duke pretenduar se ajo mund të përballej me një rrezik të ngjashëm me atë të Oliver Ivanoviqit.

banner

Konkretisht, Sheshel kishte thënë se ‘autoritetet shqiptare në Kosovë mund ta emëronin Trajkoviqin në një post ministrore, pastaj ta vrisnin dhe t’ia atribuonin vrasjen Beogradit’.

Këtë rast e kishte paraqitur në polici Trajkoviq, por deri më tani s’ishte trajtuar.

Ajo sot ka komentuar këtë ngjarje, duke thënë se aq gjatë e ka përndjekur regjimi i partisë së Aleksandar Vuçiq, sa i ka harruar disa.

“Gjatë 14 viteve të fundit nën regjimin e SNS-së, kam përjetuar aq shumë gjëra, saqë ndonjëherë edhe i harroj të gjitha përndjekjet që kam kaluar. Ja një rikujtim se përse sot Vojislav Shesheli u shoqërua për intervistim në polici, katër vjet pas kallëzimit tim dhe reagimit të opinionit publik ndaj kërcënimeve të tij të tmerrshme, të bëra publikisht në televizionin Pink”.

Trajkoviq tha se atë kohë mori “kërcënimet tjera rrëqethëse të radikalëve” ndaj saj dhe familjes, ndërsa bashkëngjiti edhe një video, ku tha se materiali i saj ishte “dashakeq, i mbushur me të pavërteta, që në mënyrë të qartë vë në shënjestër fëmijët e mi”.

“Pikërisht ditën e publikimit të kësaj videoje, më 18 dhjetor 2022, nisi keqtrajtimi i fëmijëve të mi nga policia kufitare, në çdo hyrje dhe dalje të tyre nga vendi. Kjo gjendje vazhdoi për vite me radhë. Rastësi apo jo, vlerësojeni vetë”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy