Vrasja e Triumf Rizës, Gjykata Themelore i dënon me nga 18 vite burg Ilir e Rrahim Abdullahun

by Nexhat

Gjykimi ndaj Ilir Abdullahut i njohur me nofkën “Liza” dhe Rrahim Abdullahu i njohur me nofkën “Rrumqi”, të akuzuar për vrasjen e policit të Kosovës, Triumf Riza, ka marrë epilog në shkallë të parë.

Gjykata Themelore në Prishtinë dy të akuzuarit i ka gjetur fajtorë dhe i ka dënuar për vrasje të rëndë në bashkëkryerje .

banner

Gjykata dy të akuzuarve secilit veç e veç i shqiptoi nga 18 vite burg.

Të akuzuarit Ilir Abdullahu iu vazhdua masa e paraburgimit, ndërsa të akuzuarit Rrahim Abdullahu iu caktua masa e paraburgimit.

Shpallja e këtij aktgjykimi u bë të premtën më 20.11.2026 nga gjyqtari Avni Syla.

Në shpalljen e aktgjykimit Rrahim Abdullahu nuk ishte prezent në sallë, ndërsa i pranishëm ishte i bashkëakuzuari i tij, Ilir Abdullahu.

Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu nga Prokuroria Speciale po akuzohen se në bashkëkryerje me Arben Berishën, Fitim Avdiun dhe Enver Sekiraqën kanë vrarë policin e Kosovës, Triumf Riza./Kallxo.com

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy