Raya pritet të mungojë ndaj Dortmund, Arteta jep lajme pozitive

by Nexhat

Portieri i Arsenalit, David Raya, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës kundër Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve, pasi vazhdon të ketë probleme me shpatullën.

Megjithatë, trajneri Mikel Arteta ka dhënë sinjale pozitive për gjendjen e tij, duke thënë se lëndimi nuk duket aq serioz sa ishte menduar fillimisht.

banner

Raya mungoi në stërvitjen e hapur të Arsenal të hënën, një ditë para përballjes me skuadrën gjermane në stadiumin “Emirates”.

Portieri tridhjetë e një vjeçar u lëndua gjatë barazimit 2:2 ndaj Newcastle United të shtunën. Ai është detyruar të largohet nga fusha në minutën e shtatëdhjetë, pas një përplasje me sulmuesin William Osula.

Raya është zëvendësuar nga Kepa Arrizabalaga dhe është larguar nga loja duke mbajtur krahun e majtë, në shenjë dhimbje.

“Fatkeqësisht, ai nuk është i gatshëm për nesër, por lëndimi nuk duket shumë serioz”, ka deklaruar Arteta në konferencën për media para ndeshjes.

“Nevojiten edhe disa ekzaminime të tjera, por lajmet janë inkurajuese. Duke parë dhimbjet që kishte menjëherë pas aksionit, të gjithë ishim të shqetësuar, por gjendja e tij duket më e mirë nga sa prisnim”, ka shtuar trajneri spanjoll.

Arteta ka bërë të ditur se operacioni nuk është i nevojshëm, gjë që ishte shqetësimi kryesor i klubit, pasi një ndërhyrje e tillë mund ta mbante portierin jashtë fushave për disa muaj. Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të rikthehet në fushë.

Në stërvitjen e së hënës kanë marrë pjesë portierët rezervë Kepa Arrizabalaga dhe francezi Illan Meslier. Arteta nuk ka treguar se cili prej tyre do ta zëvendësojë Rayën në ndeshjen kundër Dortmund

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy