PSG – Roma, ndeshje me rrezik, mobilizohen forca të shumta policore

by Nexhat

Autoritetet franceze kanë rritur nivelin e gatishmërisë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Romës, e cila zhvillohet të mërkurën, nga ora 21:00, në stadiumin “Parc des Princes” në Paris.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, takimi është vlerësuar me nivelin e rrezikut tre nga pesë, për shkak të mundësisë së përplasjeve ndërmjet tifozëve dhe prishjes së rendit publik.

banner

Shqetësimet lidhen veçanërisht me marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet tifozëve të Romës dhe atyre të Paris Saint-Germainit. Sipas “L’Equipe”, vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe pranisë së tifozëve të Napolit, të cilët kanë marrëdhënie të afërta me grupin ultras të PSG-së, “Collectif Ultras Paris”, ndërsa kanë raporte të tensionuara me tifozët e Romës.

Për arsye sigurie, autoritetet franceze kanë vendosur që në stadium të lejohen maksimumi 1.500 tifozë të Romës. Kjo shifër është më e ulët se kapaciteti i sektorit të mysafirëve në “Parc des Princes”, i cili mund të pranojë pak më shumë se 2000 tifozë.

Për mbarëvajtjen e ndeshjes dhe sigurinë në zonat përreth stadiumit është kërkuar angazhimi i pesë njësive të policisë së trazirave ose xhandarmërisë. Secila njësi përbëhet nga gjashtëdhjetë deri në tetëdhjetë pjesëtarë.

Këto forca do t’i bashkohen edhe pjesëtarëve të policisë së Parisit, të cilët tashmë janë mobilizuar për këtë takim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy