Nesër “Dita e Forcës”, kazermat ushtarake hapin dyert për qytetarët e Republikës

by Nexhat

Në prag të 28 Nëntorit, Forca e Sigurisë së Kosovës nesër do t’i hapë dyert e saj për qytetarët.

“Dita e Forcës” do të shënohet në të gjitha kazermat e Ushtrisë së Kosovës, ku qytetarët do të kenë mundësi të shohin nga afër kapacitetet ushtarake, pajisjet si dhe personelin.

banner

Dyert për vizitorë do të jenë të hapura nga ora 10:00 deri në orën 13:30.

Aktivitetet do të mbahen në Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Prizren, Pomozotin, Istog, Mitrovicë dhe Gjilan.

Derisa, aktiviteti kryesor do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në kryeqytet, ku do të jenë pjesëmarrës edhe krerët e shtetit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy