Al Ittihadi “peshkon” në Spanjë – synohet transferimi i top yllit të Barcelonës

by Nexhat

Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Ramon Planes, nuk ka humbur kohë pasi u rikthye në vendlindjen e tij në Spanjë dhe po synon të afrojë disa lojtarë tek Al Ittihadi në Arabinë Saudite.

Luiz Felipe i cili më herët ishte pjesë e Real Betisit ishte njëri prej transferimeve të Planes në Arabinë Saudite, duke iu bashkuar kështu Karim Benzemas tek klubi arab, ndërsa vlen të theksohet që ai kishte tentuar edhe transferimin e Angel Correas.

I fundit në listën e tij sipas gazetës spanjolle Marca është Jules Kounde. Mbroitësi francez iu bashkua Barcelonës për 50 milionë euro nga Sevilla, dhe klubi arab është i interesuar për shërbimet e tij, duke e ditur se Barcelona janë të etur që të shesin të paktën njërin prej mbrojtësve të tyre për të rritur fondet.

Deri më tani asnjë çmim mbi kartonin e Kounde nuk është vënë, po ashtu nuk ka ndonjë raportim se francezi do të ishte i hapur për transferim në Lindjen e Mesme.

E njëjta është thënë edhe për Ronald Araujon, por ajo marrëveshje duket më e vështirë, ka raportuar e përditshmja madrilene.

Uruguaiani po përballet me një të ardhme të pasigurt, por duket e pamundur momentalisht që ai të largohet nga futbolli evropian.

Përkundër thashethemeve se ai nuk ishte i kënaqur që po luante në krahun e djathtë të mbrojtjes, Kounde gjithmonë e ka mbajtur një nivel të lartë të lojës dhe dëshira e tij është që të mbetet pjesë e Barcelonës.

Të njëjtën dëshirë e kanë Araujo dhe Christensen, por nëse Barcelona mund të fitojë një shumë të majme parash nga njëri prej këtyre tre lojtarëve, me shumë mundësi do ta pranojnë atë ofertë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy