Është sulmuar Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, nuk dihen ende motivet e sulmit!

by engel

Një 39-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i sulmit ndaj kryeministres daneze Mette Frederiksen, mbrëmjen e djeshme në qendër të Kopenhagenit. Ai doli sot para Gjykatës, thuhet në një deklaratë të policisë daneze.

Sulmi tronditi Frederiksen, e cila drejton Partinë Social Demokrate të Danimarkës dhe ka qenë kryeministre që nga viti 2019.

banner

Mbrëmjen e djeshme, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në sheshin Kultorver në Kopenhagen. Frederiksen pësoi një ndrydhje të lehtë të qafës gjatë sulmit, tha sot zyra e saj.

“Kryeministrja është shëndoshë e mirë, por është e tronditur nga ngjarja”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Frederiksen është dërguar në spital për kontroll mjekësor pas incidentit.

Të gjitha detyrat zyrtare të kryeministres janë anuluar për ditën e sotme. As policia dhe as kryeministria nuk kanë bërë asnjë njoftim për motivin e sulmuesit apo nëse ai ishte i armatosur.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy