Ish-legjenda e Arsenalit beson se Arteta nuk ka aftësi t’i udhëheq drejt titullit në Ligën Premier

by Nexhat

Ish-legjenda e Arsenalit, Jens Lehmann, ka vënë në pikëpyetje kredencialet e Mikel Artetas, pasi ish-portieri i njohur “nuk është i sigurt” nëse spanjolli mund ta fitojë ndonjëherë titullin e Ligës Premier. Përkundër përpjekjeve të Artetas për ta transformuar Arsenalin në një kandidat për titull, Lehmann mbetet i pasigurt rreth potencialit të spanjollit për t’i bërë “Topçinjtë” ekipin më të mirë në Angli.

Ata ishin shumë afër që të shpalleshin kampion por në fund dështuan të tregojnë konsistencë në paraqitje dhe iu dorëzoheshin Manchester Cityt të Pep Guardiolës 

Lehmann, i cili ishte një lojtar kyç i ekipit të Arsenalit në sezonin 2003/2004 qe njihen ndryshe si “Invincibles”, beson se Arteta nuk ka se çfarë të kontribuojë më shumë për Arsenalin.

“Arteta ka bërë me të vërtetë mirë për ta ngritur Arsenalin lart, por nëse ai është njeriu i duhur për Arsenalin tani… nuk jam i sigurt. Vitin e kaluar, ata ishin duke udhëhequr, dhe brenda një muaji (prill) ata e humbën (tri barazime dhe një humbje). Kulmi ishte kur Saka e humbi penalltinë ndaj West Hamit dhe në fund përfundoi baras. Ishin dy pikë”, ka thënë Lehmann.

Jens Lehmann

Komentet e Lehmann reflektuan një shqetësim më të thellë për lidershipin dhe personalitetin që i duhet Artetas për ta udhëhequr Arsenalin drejt majave të futbollit anglez.

“Njerëzit që punësojnë trajnerë ndonjëherë nuk e kuptojnë se edhe personaliteti i trajnerit është shumë i rëndësishëm”.

“Shikojeni personalitetin e trajnerit. A është ai një fitues, ose a është një njeri i mirë i cili ju sjell në një nivel të caktuar dhe pastaj përfundon gjithçka? Brenda një ekipi të futbollit njerëzit menduan të njëjtën gjë për mua, por pastaj ata ndryshuan mendje dhe thanë: Në rregull, ai është një person i vështirë por më ka ndihmuar të fitojë”, përfundoi ai

Vëzhgimet e ikonës gjermane janë të bazuara në përvojën e gjerë dhe suksesin e tij me Arsenalin.

Lehmann ka bërë 199 paraqitje për Arsenalin mes viteve 2003 dhe 2008 dhe u rikthye sërish në 2011 për t’u bërë lojtari më i vjetër i “Topçinjve” ndonjëherë në Ligën Premier.

Ai ka luajtur në çdo ndeshje gjatë kohës kur Arsenali ishte i pamposhtur (2003/2004) dhe kontribuoi shumë në triumfin e tyre në FA Cup në 2005 dhe kampanjën e tyre drejt finales së Ligës së Kampionëve në 2006.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy