Pep Guardiola e ka mohuar një rikthim “ëndrrash” tek Barcelona, me spanjollin që pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit të ardhshëm.
Guardiola duket se ka ndryshuar mendjen e tij rreth një rikthimi te Barcelona, skuadër që kishte bërë mrekullira me të në vitet 2008 – 2012.
Më 2023, Guardiola deklaronte se do të kthehej te Barça falas, mirëpo duket se spanjolli nuk dëshiron rikthimin në “Camp Nou”.
Guardiola ishte larguar nga Barcelona në vitin 2012, pasi eliminohej nga Chelsea në Ligën e Kampionëve, dhe mposhtej nga Real Madridi në garën për titull
Pas një viti, ai nënshkruante me Bayern Munchenin, derisa pas klubit bavarez, ai ‘ateroi’ në Manchester.
Me Manchester Cityn, Guardiola e nisi bashkëpunimin në vitin 2016, një bashkëpunim që mund të merrë fund në vitin 2025.
Duke folur në një konferencë të “Trofetë e Legjendave”, ai u pyet se nëse dera ishte e mbyllur për të te Barcelona, derisa ai u përgjigj: “Po, është e mbyllur”, përcjellë “Gazeta Express”.
Guardiola e udhëhoqi Cityn në fitimin e katër trofeve radhazi të Premier League, gjersa synon që sezonin tjetër të ‘prekë’ edhe të pestin me radhë.