Lëndimi i De Jong, Holanda e zëvendëson me një futbollist që luajti në finalen e Ligës së Kampionëve

by Nexhat

Kombëtarja e Holandës ka marrë një goditje të madhe pasi Frenkie de Jong pësoi lëndim dhe nuk ia doli të jetë i gatshëm për Euro 2024.

Ka qenë një goditje për Holandën, pasi De Jong konsiderohej si lider në mesfushën e ‘Tulipanëve’

banner

Vet De Jong foli pasi u zyrtarizua se nuk do të marrë pjesë në Euro 2024, duke treguar dëshpërimin e tij

“Jam shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer, në javët e fundit kemi punuar shumë, por për fat të keq kavilja ime do ende kohë që të rikuperohet”.

“Është një ëndërr dhe nder që të përfaqësosh vendin në një kompeticion kaq të rëndësishëm, por tani si pjesa tjetër, unë do të bëj tifozllëk për kombëtaren”, u shpreh De Jong.

Holanda tanimë ka ftuar një tjetër futbollist për ta zëvendësuar De Jongun e lënduar.

Mbrojtësi i majtë i Dortmundit, Ian Maatsen i cili luajti në finale të Ligës së Kampionëve është ftuar dhe do t’i bashkohet skuadrës në qendrën stërvitore në Wolfsburg.

OnsOranje/ 🦁 Ian Maatsen will join Oranje’s training camp in Wolfsburg later today.

See you soon, Ian! 👊

#NothingLikeOranje
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy