Erik Ten Hag do të qëndrojë si trajner i Manchester United, pasi klubi anglez bëri rishikimin e sezonit që kulminoi me vendimin për ta mbajtur teknikun holandez në “Old Trafford”.
Pas një periudhe ku shumë shqetësime dhe thashetheme u përhapën për të ardhmen e Ten Hag, United mbajti bisedime me 54-vjeçarin të martën dhe preferenca e të dyja palëve ishte që ta vazhdonin bashkëpunimin
Kontrata aktuale e Ten Hag skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe ka një opsion vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë, por palët tani do të hyjnë në negociata të reja për ta zgjatur atë edhe më tutje.
Pasi fitoi FA Cup muajin e kaluar duke mposhtur me rezultat 2-1 Manchester Cityn në finale, mediumi anglez The Athletic kishte raportuar se “Djajtë e Kuq” do t’i nënshtrohen një rishikimi të sezonit 2023/2024, duke përfshirë performancën e Ten Hagut
David Ornstein/🚨 EXCLUSIVE: Erik ten Hag to stay as Manchester United manager. #MUFC end-of-season review culminated with decision to keep 54yo in position. After talks today Dutchman will remain at Old Trafford + hold negotiations over contract extension@TheAthleticFC