Arda Guler zbulon pse e refuzoi Barcelonën për të nënshkruar me Real Madridin

by Nexhat

Ylli turk, Arda Guler ka zbuluar së fundmi arsyen pse vendosi të refuzojë Barcelonën për t’u transferuar te rivalët e tyre, Real Madridi.

Barcelona ishte afër nënshkrimit të Arda Guler nga Fenerbahce verën e kaluar pasi Deco udhëtoi në Turqi për të folur me lojtarin dhe familjen e tij

Megjithatë, Real Madridi hyri në garë dhe arriti të bindë adoleshentin të transferohej në Santiago Bernabeu.

“Projekti që më ofroi Real Madridi ishte për një kohë të gjatë. Unë u binda në momentin që u ulëm në atë tryezë me Madridin, gjithçka ishte tashmë aty”, ka thënë fillimisht Guler për Kafa Sports.

“Real Madridi më tha se do të bëhesha pasues i kurorës së Luka Modric dhe ajo më bëri përshtypje sepse është një lojtar i jashtëzakonshëm”

“Kur dëgjova projektin thashë… kaq”, përfundoi ylli turk.

Guler luftoi me lëndime pas mbërritjes në Madrid, por ai ia doli t’i largojë dhe ka treguar shkëlqimin e tij.

Real Madridi i dha të riut disa mundësi dhe ai shënoi gjashtë gola në La Liga nga gjashtë goditjet e tij në portë në 12 ndeshje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy