Përveç fitores me Spanjën – çfarë i duhet tjetër Shqipërisë për të kaluar tutje

by Nexhat

Shqipëria barazoi me Kroacinë (2-2) në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian, në një ndeshje plotë emocione dhe ritëm të lartë.

Pas pjesës së parë, Shqipëria ishte në epërsi prej 1-0 me golin e shënuar nga Qazim Laçi. Kroacia u kthye me golin e Andrej Kramaric, ndërsa Klaus Gjasula shënoi autogol. Pikërisht ishte Gjasula që shënoi për pikën e fituar nga Shqipëria

banner

Tani Shqipëria dhe Kroacia kanë nga një pikë, dy më pak se Italia dhe Spanja, që kanë një lojë më shumë për të zhvilluar. Më shumë për grupin do të dimë të enjten, ku Italia dhe Spanja luajnë me njëra-tjetrën nga ora 21:00.

Në këtë ndeshje, një fitore e Italisë ose Spanjës do ta linte garën e hapur për vendin e dytë, por fitorja e spanjollëve i shkon më shumë përshtat Shqipërisë.

E para dhe më e rëndësishmja është se Spanja do të siguronte vendin e parë në grup dhe në ndeshjen e fundit nuk do të kishte nevojë të dilte me ekipin e parë dhe të kërkonte me çdo kusht pikët. Për më tepër, një fitore e Spanjë do të eliminonte mundësinë që Shqipëria të eliminohej edhe nëse fitonte ndeshje e fundit.

Si mund të shkojë më tutje Shqipëria?

Është e qartë se Shqipëria mund të shkojë tutje vetëm nëse fiton ndaj Spanjës. Me fitore, me shumë gjasa do të jetë e dyta ose e treta në grup. Do mjaftojë një fitore për të përfunduar në vendin e dytë, me kusht që Spanja mposht Italinë dhe kjo e fundit barazon ose humbet nga Kroacia

Nëse të katër kombëtaret do ta mbyllnin raundin me nga katër pikë, atëherë Shqipëria do të kalonte tutje, pasi për rënie Kroacia do të ishte favorit kryesor për shkak të golavarazhi shumë të dobët dhe humbjes me tre gola ndaj Spanjës. Kjo do të ndodhte nëse Kroacia mund Italinë dhe Shqipëria do të fitonte ndaj Spanjës, pas një barazimi paraprakisht mes spanjollëve dhe italianëve.

Në rast se Shqipëria merr katër pikë, kjo do të mjaftojë për të kaluar në 99% të kombinimeve në raundin tjetër.

Kjo pasi, dy ekipet e vendit të parë nga secili grup avancojnë, si dhe katër nga gjashtë ekipet më të mira të vendit të tretë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy