UEFA dënon sërish me shuma qesharake Federatën e Futbollit të Serbisë

by Nexhat

UEFA të mërkurën ka dhënë dënimin për Federatën e Futbollit të Serbisë lidhur me shkeljet e bëra në ndeshjen kundër Anglisë në Euro 2024.

Shtëpia e futbollit evropian ia ka ndarë dy gjoba federatës serbe, por të ulëta Federatës Serbe të Futbollit dhe njëra ka të bëjë me flamujt provokues të shfaqur në stadium në humbjen 1-0 nga Anglia

banner

Tifozët serbë kishin shfaqur flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim”, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes kishte edhe thirrje anti-shqiptare.

FFK paraqiti ankesë zyrtare në UEFA të hënën, duke dërguar edhe fakte, ndërsa sot shtëpia e futbollit evropian mori vendimet.

Për hedhje të gjësendeve, Federata serbe është gjobitur me 4500 euro.

Ndërkohë 10 mijë euro federata serbe duhet t’i paguajë për shfaqjen e mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarjet sportive, e cila me shumë gjasë bëhet fjalë për flamurin mbi hartën e Kosovës.

FSHF para dy ditësh ishte dënuar me 37 mijë euro nga UEFA.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy