E nisi me fitore Copa American, Messi: Jam i lumtur që mund të vazhdoj të jem në kombëtare

by Nexhat

Argjentina e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Copa America.

Messi me shokë triumfuan 2:0 ndaj Kanadasë në duelin e parë të fazës së grupeve.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë asistoi në golin e dytë dhe mori pjesë në “gatimin” e të parit, duke qenë prej më të mirëve.

“Jam i lumtur që mund të vazhdoj të jem në kombëtare dhe të marr pjesë në një kompeticion tjetër zyrtar. Gjithmonë them se nuk jam tipi që fokusohem në këtë lloj rekordi apo ndonjë gjë tjetër, thjesht më pëlqen. Në këtë Copa America ne do të përpiqemi të japim më të mirën tonë, ndonjëherë duke luajtur më mirë, ndonjëherë duke luajtur më keq, por gjithmonë duke u përpjekur për të dhënë më të mirën dhe duke luftuar në çdo ndeshje, siç kemi bërë gjithmonë”, u shpreh Messi.

Messi u ndal edhe tek stili i lojës së Argjentinës.

“Kemi durim për të mbajtur topin, për ta lëvizur nga njëra anë në tjetrën. Sot ishte e vështirë për ne të gjenim hapësira. Shumica e kundërshtarëve luajnë ndryshe nga ne. Vazhdojmë ta kemi atë durim dhe të kemi kontrollin kur të vijë mundësia jonë, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, shumë fizike, për fat e gjetëm golin në pjesën e dytë”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy