Rashford merr vendimin final për të ardhmen e tij tek Manchester United

by Nexhat

Marcus Rashford ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij tek Manchester United pasi Erik Ten Hag u konfirmua si trajner për sezonin e ardhshëm.

Kampanja zhgënjyese e Unitedit bëri që ata të përfundojnë në pozitën e tetë në tabelën e Ligës Premier dhe shumë pikëpyetje të ngriten në lidhje me të ardhmen e Ten Hagut

banner

Sidoqoftë, një fitore në finale të FA Cup ndaj rivalit Manchester City siguroi një trofe dhe një vend në Evropë, diçka që ishte e mjaftueshme që holandezi të vazhdojë tutje.

“Djajtë e Kuq” tani pritet t’i nënshtrohen një rinovimi të madh të ekipit gjatë kësaj vere ku e ardhmja e disa lojtarëve është në dyshim.

Rashford është në mesin e atyre yjeve që janë përmendur si kandidat potencial për largim nga “Old Trafford” për shkak të paraqitjeve të tij të dobëta sezonin e kaluar.

Por sipas The Sun, 26-vjeçari është i gatshëm të luftojë për të ardhmen e tij dhe dëshiron të riparojë marrëdhënien e thyer me trajnerin Ten Hag.

“Marcus e di një gjë me Ten Hag dhe kjo është se ai me të vërtetë e vlerëson atë. Ai e di sa paraqitjet e tij nuk kanë qenë të mira, por ai i ka thënë miqve të tij se do të rikthehet më i fortë sezonin e ardhshëm”

“Ai e di se një trajner i ri mund të kishte ardhur dhe ta kishte hequr qafe. Ai nuk dëshiron të shkojë diku tjetër dhe vetëm do të rikthehet në formën e tij më të mirë”, ka thënë një burim pranë lojtarit.

Rashford ka shënuar tetë gola sezonin e kaluar por e kishte nervozuar tej mase trajnerin pasi rrodhën disa pamje të tij duke u dëfryer në një klub nate disa orë para ndeshjes me Newport Countyn në FA Cup

Si rezultat i këtij veprimi ai ishte dënuar për dy javë si dhe forma e dobët kishte bërë që Gareth Southgate ta lë atë jashtë listës së Anglisë për Euro 2024

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy