Mbi 95,000 tifozë shqiptarë kanë qenë pjesëmarrës në shkallët e stadiumeve për ta përkrahur Shqipërinë në Euro 2024, duke lënë pas vetes shumë kombëtare të mëdha dhe duke u tejkaluar vetëm nga Kroacia, Gjermania dhe Turqia.
Mediat gjermane kanë publikuar një listë të shteteve me më së shumti tifozë të pranishëm në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani
Turqia kryeson listën, e ndjekur nga nikoqiri gjermania ndërsa në vendin e tretë janë të pozicionuar kroatët.
Të dhënat e zyrës së sigurisë së UEFA-s ranë në duart e mediave gjermane dhe sipas këtyre të dhënave mbi 95 mijë tifozë shqiptarë kanë “pushtuar” stadiumet gjermane gjatë tri ndeshjeve të fazës së grupeve
Nikoqiri Gjermania ka pasur 125 mijë tifozë të pranishëm, teksa Turqia kryeson listën me 130 mijë sosh.
Kjo tregon më së miri mobilizimin fantastik që patën bashkëkombasit tanë që jetojnë në diasporë por edhe nga trevat tjera të cilët nuk u kursyen aspak ndaj përkrahjes së kombëtares kuqezi.
Shqipëria ka lënë prapa vetes kombëtare të mëdhaja si Holanda, Anglia, Italia , Belgjika, Franca, Italia, Spanja e shumë të tjera.
Lista e plotë e kombëtareve me më së shumti tifozë të pranishëm në Euro 2024:
Turqia: 130,000 tifozë
Gjermania: 125,000 tifozë
Kroacia: 103,000 tifozë
Shqipëria: 95,000 tifozë
Rumania: 92,000 tifozë
Skocia: 82,000 tifozë
Holanda: 80,000 tifozë
Serbia: 73,000 tifozë
Polonia: 70,000 tifozë
Anglia: 65,000 tifozë
Austria: 60,000 tifozë
Danimarka: 60,000 tifozë
Gjeorgjia: 60,000 tifozë
Ukraina: 53,000 tifozë
Belgjika: 50,000 tifozë
Hungaria: 46,000 tifozë
Sllovenia: 44,000 tifozë
Franca: 41,000 tifozë
Zvicra: 39,000 tifozë
Republika Çeke: 38,000 tifozë
Portugalia: 37,000 tifozë
Italia: 36,000 tifozë
Sllovakia: 35,000 tifozë
Spanja: 34,000 tifozë