David Alaba mund të largohet papritur nga Real Madridi pas tre viteve qëndrim në Santiago Bernabeu.
Qendërmbrojtësi austriak ka luajtur vetëm 17 deshje këtë edicion me Los Blancos dhe për shkak të një lëndimi të rëndë ai ka humbur pjesën më të madhe të sezonit
Megjithatë nga sezoni i ardhshëm hapësirat për të pritet të jenë më të pakta te Los Blancos dhe mediat në Spanjë dhe Austri kanë raportuar se largimi i tij nga Reali është mëse i mundur
Carlo Ancelotti për qendër të mbrojtejs ka dyshen Eder Militao dhe Antonio Rudiger dhe ardhja e Leny Yoros do ta bënte austriakun mbrojtësin e katërt në hierarki të skuadrës.
32-vjeçari është i njoftuar për pozitën që ka te Reali dhe kësisoj largimi nuk është i pamundur përkundër se ka kontratë me madrilenët deri në verën e vitit 2026.
Reali po pret ofertën e duhur dhe nëse ajo vije nga ndonjë klub evropian ose nga Arabia Saudite, atëherë do të vendos për shitjen e austriakut.
Gjatë tre viteve qëndrim në Madrid, Alaba ka zhvilluar 102 ndeshje zyrtare ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë