Spanjë-Gjermani, Kimmich e thotë pa frikë: Finale e parakohshme, koha të tregojmë veten

by Nexhat

Lojtari i Gjermanisë, Kimmich tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes së çerekfinales së Europianit ndaj Spanjës

“Mund të themi është një finale e parakohëshme. Si lojtar jam me të vërtetë i motivuar pasi ndeshje si këto janë të një niveli shumë të lartë”, tha mesfushori i Bajernit

Në vitet e fundit Spanja është treguar një rivale e denjë për Gjermaninë duke e mundur në më shumë se një rast. Për Kimish ajo që ka ndodhur deri më tani është një motiv më shumë për të synuar fitoren. “Nëse kërkon të fitosh turneun atëherë nuk mund ta bësh pa mundur Spanjën. Ne duam që ta mundim dhe të fitojmë kupën. Ky është objektivi ynë. Duam që të fitojmë Europianin që të shkruajmë një tjetër kapitull të lavdishëm në historinë e Federatës Gjermane të Futbollit.

Edhe Spanja ashtu si ne kërkon të ketë topin nën kontroll. Kurndër Spanjës duhet të luash më dinamizëm, kurajë dhe shumë fuqi. Shpresojmë shumë që edhe fansat të në ndihmojnë edhe pse përgjegjësia është e jona pasi ne zbresim në fushë”- tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy