Edvin Kuc u largua nga Ballkani pas pesë viteve e gjysmë të kaluara te skuadra kampione e Kosovës.
Mesfushori shqiptar me pasaportë malazeze karrierën do ta vazhdoj me skuadrën nga Azerbajxhani, Neftçi Baku
Ai tanimë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me Neftçin, derisa në një lidhje direkte me Radio Dukagjinin ka folur për aventurën në Azerbajxhan.
Kuç deklaroi se u largua nga Ballkani për të marrë një kontratë më të mirë pasi tanimë është në pjesën e fundit të karrierës së tij si futbollist.
“Me të thënë të drejtën 30 vjeçar dhe me Ballkanin kam fituar të gjitha dhe erdhi koha që të mendojë për ekzistencë dhe për familje”.