Juventusi e merr vendimin për Chiesën

by Nexhat

Ishte përfolur prej ditësh, por tashmë zërat gjejnë edhe miratimin që vjen nga drejtuesit e Juventus.

Federico Chiesa është në merkato, me klubin bardhezi që është në pritje të një oferte për t’u ndarë kështu pas dy vitesh me 26-vjeçarin.

banner

Problemet e shumta fizike nuk e lejuan Chiesën të shprehë potencialin e plotë te torinezët, teksa një shtysë më shumë për ta nxjerrë lojtarin në merkato erdhi edhe nga trajneri i ri, Thiago Motta.

Ky i fundit, nuk e sheh sulmuesin anësor të përshtatshëm për futbollin e tij dhe më e mira për palët është ajo që të mbyllin bashkëpunimin që këtë verë, edhe pse ka mbetur edhe një vit kontratë.

Për Chiesën ka interes nga Roma dhe Napoli, ndërsa disi më i tërhequr është Manchester United. Megjithatë, në ditët në vijim do të mësohet më shumë rreth së ardhmes së italianit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy