55
Vertonghen thotë mjaft. Mbrojtësi është tërhequr nga kombëtarja e Belgjikës, pas përfundimit të rrugëtimit të Europianit. Njoftimi ka ardhur nga vetë lojtari, me anë të një postimi në rrjetet sociale
37-vjeçari numëron jo pak por 157 paraqitje me fanellën e përfaqësueses së këtij vendi. “E para, e fundit. Faleminderit për të gjitha kujtimet, kam jetuar ëndrrën time”, ka shkruar Vertonghen
Te Belgjika do të nisë një erë e re, pasi edhe disa lojtarë të tjerë, pritet të hapin rrugë, duke i lënë vendin të rinjve në kombëtare. Belgjika u eleminua nga Franca, në fazën e 1/16 të Europianit
Jan Vertonghen