Policia ka bërë të ditur se në Kamenicë, në dy raste të ndara kanë hasur në dy ngasës automjetesh të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Në njërin rast, personi është hasur duke tejkaluar kolonën me ç’rast të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muajsh.
Në rastin tjetër, policia ka bërë të ditur se është hasur personi duke drejtuar automjetin të cilit gjatë matjes, është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.16 promila.
Të njëjtit, sipas policisë i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muaj .