Jude Bellingham po shijon një pushim të fituar me vështirësi pas përpjekjeve të tij me Real Madridin dhe Anglinë.
Ndërkohë e dashura e tij, Laura Celia Valk, ka mahnitur në një fotosesion me bikini
Bellingham, 21 vjeç, dhe Laura, 25 vjeçe, duket se nuk janë duke pushuar së bashku, pavarësisht se së fundmi kanë nisur një lidhje.
Laura bëri një postim në Instagram, gjersa ndau disa foto me bikini me model vishnje si pjesë e një fushate reklamuese për “PrettyLittleThing”.
Ylli holandez ka grumbulluar mbi 540 mijë ndjekës në Instagram falë imazheve që shpërndan.
Ndërkohë që punon edhe si modele, duke ndarë shpesh bashkëpunimet e saj me “PrettyLittleThing”.
Laura nuk pozon vetëm para kamerës, pasi ka krijuar edhe agjencinë e saj të modelingut – “The Four Models”.
Ish-mesfushori i Birmingham City ndihmoi në shtyrjen e Tre Luanëve deri në finale, por në fund pësoi një dështim në duart e Spanjës.
Tani Bellingham po merr pak kohë për t’u çlodhur përpara se t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit.