Kryeziu: Asnjëherë nuk kemi qenë në kësi gjendje në raport me SHBA-në

by informim

Opinionistja, Laura Kryeziu, vlerëson se vendi ynë asnjëherë nuk ka qenë në këso gjendje siç jemi javët e fundit në raport me ShBA-në.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo tha se gjatë këtyre zhvillimeve në tri javë, Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë dhe ka folur për Kosovën në tri konferenca për shtyp dhe i ka dërguar tri letra.

“Asnjëherë nuk kemi qenë në këso gjendje apo në objektiv të tillë me ShBA-në. E kemi një kryeministër i cili edhe prej takimit të fundit të ambasadorit sot thotë që ‘ambasadori nuk më emëron mua, por populli më emëron dhe unë jam në të drejtën time’, dhe nuk përfill kërkesat eksplicite të ShBA-së”.

“Nëse ShBA-të mendojnë në mënyrë hipokrite që Serbia ka të drejtë sa i përket veriut dhe i jep një të drejtë veriut që ta aneksojë këtë pjesë të Kosovës, më tregoni ju mua se çka ne mund të bëjmë pa ShBA-të?”, deklaroi Kryeziu.

Tutje ajo vlerësoi se është naivitet shumë i madh dhe impuls shumë i rrezikshëm që ne të shesim patriotizëm nëpër studio e kudo, dhe të sillemi thuajse çdo gjë është në rregull.

Kryeziu deklaroi se duhet të tërhiqet policia dhe duhet t’i vendosim kryetarët në një vend të sigurt në të cilat duhet t’u japin shërbime bazike qytetarëve.

“Në objekte komunale është e pamundur për ta që ta bëjnë punën e tyre. Le të më tregojë dikush se si mundet një kryetar shqiptar që i ka marr 10 vota ta udhëheqë dhe administrojë një shumicë serbe atje? Mos koordinimi me ShBA-në na ka sjellë në këtë pikë, ku ne e kemi sfiduar vetveten”, përfundoi opinionistja Laura Kryeziu.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy