Portreti i Princit William dhe Princit Harry nuk do të shfaqet më në Galerinë Kombëtare të Portreteve, sipas express.co.uk.
I pikturuar 13 vjet më parë, portreti i pikturuar nga Nicky Philipps nuk do të ekspozohet sërish në Galerinë e Londrës, ndërsa grindjet e tyre familjare vazhdojnë. Sipas botimit, Galeria Kombëtare e Portreteve u mbyll për tre vjet pas një rinovimi prej 35 milionë funtesh dhe do të rihapet më vonë këtë muaj.
Piktura u porosit nga Galeria Kombëtare e Portreteve në fillim të vitit 2008 dhe përshkruan dy princat, të dy në të njëzetat në atë kohë, të veshur me uniformën e Blue and Royals.The Times raportoi se vendimi për heqjen e portretit nuk është marrë nga familja mbretërore, një lajm i konfirmuar si nga galeria ashtu edhe nga pallati Kensington.