Zbulime të reja arkeologjike në Hisar të Suharekës

by Nexhat

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka  njoftuar për zbulime të reja dhe të rëndësishme arkeologjike në lokalitetin e Hisarit në Suharekë.

MKRS, përmes një njoftimi në Facebok, ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve në afërsi të këtij lokaliteti janë gjurmuar zbulime të rëndësishme që dëshmojnë për vazhdimësinë e popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit.

banner

Një nga zbulimet më të rëndësishme është gjetja e disa kallëpeve për prodhimin e stolive, po ashtu enëve.

“Gërmimet që po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këtë lokalitet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për kulturën e Eneolitit të vonë, gjithashtu periudhën iliro-dardane në disa zona të lokalitetit”, thuhet në njoftimin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy